
Sulme tjera ndaj gazetarëve derisa po raportonin për protestat në veri, janë raportuar edhe gjatë ditës së sotme në komunat me shumicë serbe.
Serbë të maskuar kanë hedhur gurë e vezë në drejt tyre për t’i penguar ata gjatë detyrës së tyre.
Dy sulme të tilla janë raportuar ndaj ekipeve të televizionit Kanal10, ku serbë lokalë kanë hedhur gurë e vezë ndaj gazetarëve që ishin brenda dhe makinave të medias, transmeton Gazeta10.
Situatë e tillë është raportuar në Leposaviq, derisa sulme të ngjashme ndaj ekipeve të mediave ka pasur edhe në Zveçan e Zubin Potok.
Serbë lokalë të maskuar kanë sulmuar edhe ekipe të gazetarëve nga Shipëria duke ua thyer xhamat e veturave e duke ua bllokuar ato.
“Vazhdimisht jemi duke u penguar nga serbët lokalë, pasi të njëjtit në protestat që po i mbajnë, po na sulmojnë në mënyra të ndryshme. Unë sot nga mëngjësi i hershëm kam qëndruar në komunën e Leposaviqit, ku ka pasur protestë të serbëve lokalë. Gjatë kohës sa ishim duke qëndruar afër objektit të Leposaviqit, disa serbë që kanë pasur maska në fytyrat e tyre, na kanë gjuajtur me gurë dhe vezë në drejtim të mediave, për të penguar punën tonë derisa ka pasur raste që disa kameramanëve u ja kanë thyer pajisjet elektronike. Ishte shok në atë moment, janë trishtuar nga ajo gjendje.“, ka njoftuar gazetarja Saranda Aliu në Pasdite në Kanal10./Gazeta10