Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gazetarja e Kanal10: Pas shpërthimeve, shtohen forcat policore

Gazeta10
20 December 2022 - 22:46

Pas shpërthimit të fundit me shok-bombë në drejtim të patrullës policore, Policia e Kosovës ka shtuar njësitet e saj në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Ka raportuar kështu direkt nga veriu, gazetarja e Kanal10, Saranda Aliu.

 “Në lagjen e Boshnjakëve në very të Mitrovicës ku para pak castesh ka ndodhur një shëprthim afër 5-6 metra larg një patrulle të Policisë e cila ishte duke monitouar këtë pjesë. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga një shok-bomb, nga një drejtim i panjohur. Për këtë shkak, janë shtuar edhe patrullat e Policisë së Kosovës. Tani aktualisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë ardhur janë duke bartur armë të gjata”, tha gazetarja Aliu direkt nga veriu. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.