Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gazetarja ukrainase kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, bën thirrje edhe për luftimin e propagandës ruse

Gazeta10
21 Shtator 2023 - 9:54

Gazetarja ukrainase Iryna Synelnyk e cila kishte kërkuar që të pranohet pavarësia e Kosovës, nga vendi i saj ka treguar vështirësitë e raportimit pas agresionit ushtarak rus të filluar në shkurt të 2022-ës.

Synelnyk me anë të një shkrimi thotë se mediet lokale janë të domosdoshme për të raportuar në kohë lufte.

“Ato janë shpesh të vetmet burime informacioni për banorët e komunitetit, pikërisht informacioni lokal. Ky është gjithashtu një front, vetëm informues”, ka shkruar Synelnyk.

Në këtë shkrim autorial, ajo shpreson që një ditë rezultatet e punës së gazetarëve ukrainas të bëhen pjesë e historisë.

 “Shpresoj që një ditë rezultatet e punës së gazetarëve ukrainas të bëhen pjesë e historisë. Do të doja t’i botoja këto tregime si një libër me përkthim në anglisht, në mënyrë që më shumë njerëz të dinë të vërtetën për luftën në Ukrainë, sepse jam e sigurt se përvoja individuale është pasqyrë e ngjarjeve në vend”, pohon gazetarja ukrainase.

Sipas Synelnykut, pavarësisht luftimeve në qytetin e saj, shumë gazetarë qëndruan për të raportuar, derisa bëri thirrje që të luftohet propaganda ruse.

“Disa gazetarë mbeten jashtë vendit dhe vazhdojnë të punojnë. Njëjtë edhe unë. Unë vazhdoj të punoj sepse e di që informacioni i vërtetë është po aq i vlefshëm sa buka në luftë. Ne duhet të luftojmë propagandën ruse”, përfundon ajo.

Synelnyk dhe Lyudmila Makey janë dy gazetaret ukrainase kanë qëndruar në Kosovë, ndërsa tashmë janë kthyer në Ukrainë për shkaqe familjare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.