Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazmend Muhaxherit i ndahet çmimi, Grand Exellence 2024

Gazeta10
12 December 2024 - 12:52

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka fituar çmimin prestigjioz, Grand Exellence 2024.

Vlerësimi i takoi Muhaxherit, në mes 25 personaliteteve të shquara në mbarë botën.

Çmimi iu nda mbo motivin – nxitës i bashkëjetesës paqësore mes komuniteteve, dhe për urtësinë e treguar në zbutjen e konfliktualitetit politik.

”Jam i nderuar të ndaj me ju lajmin se kam marrë çmimin prestigjioz Grand Excellence 2024, me motivacionin:

“Si udhëheqës lokal me reputacion të qëndrueshëm për një komunë me rëndësi kombëtare si Komuna e Pejës, si nxitës i bashkëjetesës paqësore mes komuniteteve, dhe për urtësinë e treguar në zbutjen e konfliktualitetit politik, shoqëror dhe ndëretnik.”

Ky vlerësim, mes 25 personaliteteve shqiptare të shquara në mbarë botën, është një pasqyrim i përpjekjeve tona të përbashkëta për ta bërë Pejën një model bashkëjetese, mirëkuptimi dhe progresi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.