Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gecaj për deklaratën e O’Brien: Nënkupton që FSK nuk ka pengesa për të ecur përpara

Gazeta10
10 Korrik 2024 - 18:41

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shpërndarë një citat të ndihmës Sekretarit, James O’Brien, ku ka folur rreth përkrahjes së SHBA-së për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë multi-etnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n.

“Kosova ka të drejtën për të mbrojtur territorin e saj sikur të gjitha vendet e tjera”, është citati i O’Brien që ambasada e SHBA e ka veçuar dhe e ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook”.

Kjo deklaratë e ndihmës Dekretarit amerikan, sipas njohësit të Sigurisë Hysen Geci është mesazh i qartë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka më pengesa dhe mund të vazhdojë para në mbrojtjen e sovranitetit të vendi, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se deklarata e O’Brien nënkupton qe FSK nuk ka më pengesa për të ecur përpara.

“Prej momentit qe ministria e FSK-së është shndërruar në ministri të mbrojtjes veç e ka marrë dritën e gjelbër për të ecur përpara dhe pas këtij rasti është bërë blerja e Javelin dhe dronëve Bayrakrar të cilët tashmë janë në disponim të FSK-së”, ka thënë Gecaj në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.