
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka pritur në konakin e tij reperin nga Shqipëria Stresi, i cili dy ditë më parë u shpall edhe fitues i Big Brother Vip Kosova 1.
“Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.”, thuhet mes tjerash në postim.
Aty thuhet po ashtu se Geci i dënuar me tre vjet e gjysmë burgim është liruar nga organet e drejtësisë që të ketë “pushim të rregullt në shtëpi”.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura.
Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.
Faleminderit për vizitën!.