
Nehat Geci është shprehur i shqetësuar rreth vendimit të ZRrE-së për daljen në treg të lirë të energjisë për bizneset.
Të enjten në “Politiko” në Kanal10, Geci ka thënë se një vendim i tillë do t’i falimentojë bizneset.
“Kjo rritje neve si biznese do të na falimentojë. Nëse zbatohet në këtë formë siç kemi marrë kërkesa nga operatori i vetëm, diku rreth 260 euro për megavat kostoja, ne për momentin i paguajmë 75 deri 80 euro për një megavat energji që do të thotë dyfshihi apo trefishi i kostos tani”, ka thënë Geci. /Gazeta10