Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Genc Nuza ndan drejtësinë në Champions U19

Gazeta10
24 Tetor 2022 - 14:20

Gjyqtarët kosovarë tashmë janë bërë pjesë e pandashme e ndeshjeve evropiane.

Profesionalizmi i tyre dhe përvoja që ata kanë bërë tashmë në arenën ndërkombëtare, ka bërë që UEFA gjithnjë e më shumë t’i delegojë në ndeshje të ndryshme të garave evropiane.

Këtë mesjavë, takimi ndërmjet skuadrës portugeze Benfica dhe asaj italiane Juventus, në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve për të rinj U19, i është besuar Genc Nuzës.

Ai, do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë në orën 14:00 në Seixal (Benfica Campus).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.