Teksa edhe pak ditë kanë mbetur në nisjen zyrtare të fushatës elektorale në vend, profesori universitar i Gazetarisë, Dren Gerguri apeloi për kujdes tek qytetarët se për çfarë përmbajtesh reagojnë.
Sipas Gërgurit në kohë fushatash, ballafaqimet me manipulime janë jo të rralla, raporton Gazeta10.
“Patjetër se në periudhës të fushatës është e zakonshme dhe nuk është hera e parë, që ne mund të ballafaqohemi me një përmbajtje e cila është e manipuluar. Qoftë fotografi, video apo edhe tekst. Është e rëndësishme për ne të kuptojmë se edhe ne si qytetarë edhe institucionet të mos reagojnë pa qenë të sigurtë, në rastin specifik disktues (rreth suspendimit të tre zyrtarëve policor) se a është i manipuluar ose jo”, deklaroi ai.
Ai në emisionin “Raport” të Kanal10, shtoi se përmbajtjet e paraqitura në rrjete sociale edhe mund të jenë montime me qëllime të ndryshme.
Tek qytetarët në rrjete sociale e pash se filluan menjëherë me komente të ndryshme duke e apostrofuar dikë që ndoshta është fotografi e manipuluar. Nisur nga ideja që mund të jetë montim atëherë për arsye zgjedhore, po e dëmtojmë një institucion shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë. Në këtë periudhë ne do të bombardohemi nga manipulime të ndryshme dhe duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm”, shtoi ai. /Gazeta10.