Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gërmizaj: Nesër formohet Kuvendi e Qeveria

Gazeta10
10 February 2026 - 20:59

Analisti Leotrim Gërmizaj është shprehur i bindur se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet nesër, do të zhvillohet pa pengesa dhe do të përfundojë me përmbajtje konkrete.

I ftuar në emisionin Politiko, Gërmizaj tha se ajo që është parë në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive pritet të reflektohet edhe gjatë seancës së nesërme.

“Nesër është dita kur më në fund do ta shohim një seancë që fillon dhe përfundon me përmbajtje. Ajo që u pa në mbledhjen përgatitore për seancën konstituive besoj se do të reflektohet edhe nesër,” ka deklaruar ai.

Sipas Gërmizajt, nesër pritet fillimisht konstituimi i Kuvendit dhe më pas zgjedhja e kryetarit, emër që sipas tij tashmë është i ditur publikisht.

“Nesër do ta kemi konstituimin e Kuvendit dhe më pas edhe zgjedhjen e kryetarit që u përmend më herët. Besoj që emri është i ditur botërisht, Albulena Haxhiu,” u shpreh ai.

Gërmizaj theksoi gjithashtu se votimi në pako nuk përbën problem ligjor. “Votimi në pako nuk paraqet problem, sepse nuk ndalohet nga Kushtetuta,” përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.