Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gërvalla: Bashkësia ndërkombëtare ta pranojë se politika e butë ndaj Serbisë ka dështuar

Gazeta10
14 December 2023 - 22:49

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Donika Gërvalla, ka kërkuar nga faktori ndërkombëtare që ta pranojë se politika e saj e butë ndaj Serbisë ka dështuar.

Këtë reagim Gërvalla e  ka bërë pas një letre dërguar BE-së nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Në këtë letër, të cilën Donika Gërvalla ia ka bashkëngjitur postimit të saj në rrjetin social “X”, kryeministrja serbe thotë se Serbia nuk e ka ndërmend të zbatojë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe as aneksin për imlementimin e saj, për çka dy vendet janë angazhuar në Ohër.

“Serbia në mënyrë ekspilicite shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit” – ka shkruar ministrja Gërvalla.“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e butë ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor” – ka shtuar ajo.

Në letrën e saj drejtuar Bashkimit Evropian, kryeministrja serbe thotë se përkrahja që Serbia i dha përmbajtjes së deklaratës së përbashkët të Samitit BE-Ballkani Perëndimor është “vetëm brenda një konteksti që nuk i përket njohjes de facto dhe de jure të Kosovës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.