
Ministrja e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla në Forumin Strategjik të Bledit, ka thënë se Kosova nuk është duke kërkuar favore për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian, por po kërkon të bëhet pjesë e saj, pasi ka plotësuar të gjitha kushtet.
Ajo ka thënë se është momenti që BE-ja t’i vlerësojë shtetet që kanë adaptuar vlerat që janë përcaktuar nga ky union, transmeton Gazeta10.
“Nuk jemi duke kërkuar favore, për privilegje, por jemi duke kërkuar që të na vlerësoni përmes vlerave që i keni përcaktuar vetë, na lejoni të bëhemi anëtarë të këtij unioni, në momentin që i kemi adaptuar të gjitha vlerat që i keni vendosur”, ka thënë ministrja.
Gërvalla gjithashtu ka thënë ashtu se si po vëzhgohen shtetet nga BE-ja, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe shtet karshi BE-së./Gazeta10