Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla me huqjen e radhës, ngatërron stërnipin e heroit Isa Boletini me kryetarin Ilir Peci

Gazeta10
28 November 2024 - 18:01

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një gafë gjatë vizitës së saj në Mitrovicë.

Gjatë ndalesës në kompleksin “Isa Boletini” në Boletin, ajo ngatërroi Gazmend Boletinin, stërnipin e heroit Isa Boletini, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

“Mirëmëngjesi kryetar,” i tha Gërvalla, ndërsa Boletini reagoi menjëherë: “Jo, nuk jam kryetari, unë jam stërnipi i Isa Boletinit.”

E kuptuar në çast, Gërvalla u përgjigj me një ndjesë, “Ahh, më falni.”

Boletini më pas sqaroi se kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ndodhej brenda kompleksit, raporton KP.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.