Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla për takimin Kurti-Vuçiq: Normalizimi ndodh vetëm me njohje reciproke

Gazeta10
21 November 2022 - 19:02

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi nuk është arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, raporton Gazeta10.

Gërvalla ka thënë se “Kosova është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta dhe të drejta, me njohjen reciproke në qendër. Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor”, ka thënë ajo.

Gjatë tërë ditës ka pasur dialog në Bruksel, ku nuk kishte rezultat.

Josep Borrell, Shef i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri e ka akuzuar Kosovën “për mos respekt”.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Borrell nuk e ka respektuar as zotimin e tij për planin franko-gjerman./Gazeta10.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.