Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gërvalla takon ambasadoren e ShBA-së në OKB, flasin për zhvillimet e fundit

Gazeta10
26 April 2023 - 18:30

Kryediplomatja kosovare, donika Gërvalla-Schwarz po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta10.

Gjatë kësaj vizite, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka takuar takuar ambasadoren e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, Linda Thomas-Greenfield, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe rolin e OKB-së në Kosovë.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, me kënaqësi ka takuar në ShBA, Ambasadoren Greenfield në Neë York. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit, rolin e OKB-së në Kosovë dhe forcimi i marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në edhe më tej. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga partnerët tanë amerikanë” thuhet në njoftimin e MPJD-së në Twitter.

Kujtojmë se ambasadorja Linda Thomas-Greenfield është edhe kandidate për presidente të Amerikës në zgjedhjet e 2024-ës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.