Gjatë zyrtarizimit të koalicionit nga ish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, në “Listën për Familjen”, udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë ra në sy numri i pakët i grave pjesmarrëse, raporton Gazeta10.
E për këtë, Arsim Gërxhaliu i ftuar në emisionin Raport të Kanal10 tregoi arsyet e një veprimi të tillë.
“Sot nuk ka pasur prezencë të madhe të gjinisë femrore. Unë e di që ka shumë më tepër edhe prej listës sonë. Axhendat personale, ditore çfare i kanë pasur nuk jam i sigurt por ablosutisht që ka gra. Nuk ka mundësi reale të jetë ndryshe, as mundësi ligjore e as juridike të duket një listë e tillë por aq më tepër kur ne thërras për diçka që është shumë jetike. Edhe unë jam që duhet të kishte më tepër gra, axhendat e ryre ditore e pamundësuan një gjë të tillë. ishte në orar të punës prej orës 11”, deklaroi Gërxhaliu.