Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Giroud i siguron tre pikë Milanit ndaj Spezias

Gazeta10
05 November 2022 - 22:47

Milani është rikthyer te fitorja në Serie A, pas humbjes nga Torino javën e kaluar.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi si vendase kundër Spezias.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “San Siro” pëfundoi me rezultatin 2:1.

Theo Hernadez (21′) dhe Olivier Giroud (89′) shënuan golat e fitores për “Rossonerët”, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Daniele Maldini.

Milani pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe tani renditet i dyti në tabelë, me gjashtë pikë më pak se lideri Napoli.

Spezia ndodhet në pozitën e 17-të me nëntë pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.