Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjenden mbetje mortore të një viktime në Suhodoll të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin kohës së luftës

Gazeta10
27 November 2024 - 12:31

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se nga gërmimet e realizuara gjatë ditës së sotme në Suhodoll të Mitrovicës kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime, që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

Në njoftim thuhet se mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.

Njoftimi i plotë:

Gërmimet e realizuara sot, me datë 27.11.2024, në lokacionin Suhodoll – Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore (eshtrave) të një viktime, që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.

Gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’iu mbajë të informuar për rezultatet e gjetjeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin dhe punën, duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit 24 vjeçar të pritjes së familjarëve për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.