Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Gjendet i vdekur në Prishtinë vëllai i Unikkatilit, policia jep detaje

Gazeta10
02 March 2025 - 21:30

Është gjetur i vdekur Mentor Palokaj në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, vëllai i reperit të njohur Viktor Palokaj – Unikatilit.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Policia e Kosovës.

Policia tutje thotë se hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.