
Një mjet i pashpërthyer është gjetur gjatë ditës së djeshme në Liqenin e Badovcit.
Këtë mjet, e ka vërejtur një qytetar i cili po peshkonte në këtë liqen, transmeton Gazeta10.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer”, thuhet në raportin e policisë.
Më tej, bëhet e ditur se Njësiti për Deminim i FSK-së, ka hequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa u shkaktuar ndonjë incident./Gazeta10