
Një person në Shtime ka raportuar se ka hasur në një mjet shpërthyes, sipas Policisë së Kosovës.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim në mënyrë të sigurt e kanë bërë shpërthimin e mjetit, raporton Gazeta10.
“Shtime 15.09.2022 – 12:02. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim në mënyrë të sigurt e kanë bërë shpërthimin e mjetit”./Gazeta10