Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Gjendet pa shenja jete burri që jetonte i vetëm në Prishtinë

Gazeta10
03 Shkurt 2023 - 9:53

Policia e Kosoës ka njoftuar se pasditën e së enjtes është gjetur pa shenja jete një burrë në Prishtinë.

Viktima jetonte vetëm dhe rastin e ka raportuar një femër e cila kishte një javë që nuk kishte kontaktuar më të.

Sipas Policisë, me tu hapur dera e shtëpisë së tij, viktima ishte  shtrirë në tokë, kurse stafi i emergjencës ka konstatuar se trupi i tij ishte pa shenja jete, shkruan Gazeta10.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë 02.02.2023 – 17:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.