Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjermania njeh avokatët e licencuar nga Kosova, ambasadori në Berlin jep detaje

Gazeta10
10 August 2023 - 19:36

 Avokatët e Kosovës do të njihen zyrtarisht nga Gjermania, ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti.

Ai këtë vendim e ka quajtur si lajm të mrekullueshëm, teksa ka dhënë detaje.

”Tani e tutje, avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare”, ka shkruar ai në Facebook, të enjten.

”Të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike”.

”Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës, Gjermanisë dhe BE-së. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.