Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Gjesti publikon këngën e re “Ku mete”

Gazeta10
01 Shtator 2022 - 13:00

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore, raporton Gazeta10.

Një këngë të re, Gjesti e ka publikuar edhe së fundmi të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Projekti më i ri nga ai mban titullin “Ku mete”, për tekstin e të cilit është përkujdesur vet Gjesti.

Ndërkaq, miksimi dhe masterzimi u bë nga johan Bejerholm, teksa ana vizuale iu besua produksionit “Imagine”.

Theksojmë që projekti i ri tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube të këngëtarit nga Peja.

Kujtojmë që krahas këngëve të reja që soli gjatë sezonit të verës, Gjesti ishte aktiv dhe i pranishëm edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.