
Skuadra e Gjilanit i ka dhënë fund dominimit të Llapit në Kupën e Kosovës. Pasi triumfoi dy sezonet e fundit në këtë garë, Llapi u eliminua të mërkurën në gjysmëfinale nga Gjilani.
Futbollistët e Gjilanit fituan 1:0 në ndeshjen e dytë në shtëpi për ta eliminuar Llapin me rezultatin e përgjithshëm 3:1.
Gjilani e kishte fituar edhe duelin e parë në Podujevë 1:0, ndërsa në finale do të përballet me Prishtinën.
Golin e vetëm në ndeshjen e luajtur në stadiumin me bar sintetik në Gjilan e shënoi mesfushori Arbnor Ramadani.
Ramadani realizoi në minutën e 33-të, ndonëse goli i tij u konfirmua edhe nga sistemi VAR pas ankesave të lojtarëve të Llapit për lojë më dorë.
Në finale, Gjilani do të ketë përballë skuadrën e Prishtinës, e cila në gjysmëfinale mposhti Vushtrrinë.