Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjilani, Malisheva dhe Behari kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Gazeta10
05 February 2023 - 15:09

Janë konfirmuar tre skuadrat tjera çerekfinaliste në Kupën e Kosovës.

Gjilani ka fituar me lehtësi ndaj skuadrës nga Liga e Parë, KF Vjosës me rezultat 4-0.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.

Ndërkohë Gjilani në pjesën e dytë shënoi katër gola për të kaluar pa problem në çerekfinale.

Fitore ka arritur edhe Malisheva që para adhuruesve të vet ka mposhtur skuadrën nga Liga e Parë, Fushë Kosovën 2-0.

Golin e parë në këtë sfidë për skuadrën e Bylbyl Sokolit e realizoi Bleart Tolaj në minutën e 52-të.

Ndërkohë për 2-0 u përkujdes Ronald Sobowale në minutën e 84-të.

Ndeshja tjetër mes Beharit dhe Prizrenit i takoi skuadrës vendase që fitoi me rezultat të pastër 3-0.

Nesër zhvillohet edhe dueli i fundit mes Prishtinës dhe Dukagjinit, pasi u anulua shkaku i kushteve atmosferike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.