Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gjini i AAK-së: Amerikanët ia kanë dhënë penallti Kurtit, as Putini se ka marrë Krimenë pa zgjedhje

Gazeta10
22 June 2023 - 18:02

Në emisionin informativ “Info10” me gazetaren Gresa Bardhecaj, anëtari i kryesisë së AAK-së, Labinot Gjini duke folur për mocionin e mosbesimit ndaj qeversë Kurti ka thënë se jemi duke u ballafaquar me një situatë ku Kurti është futur në një çorrsokak që nuk është më në dëm vetëm të qeverisë apo të krerëve të institucioneve por do të këtë pasoja për të gjithë vendin.

“Janë prekur jo vetëm interesat e Kosovës por dhe ato kombëtare të shqiptarëve me një sjellje absurde ku nuk ka asnjë matje mes përfitimeve djhe pasojave negative të vendit tona. Me këtë situatë çdo minut që kalon me Kurtin në qeveri është një orë e humbur, një orë që shkon kundër vendit tonë”, tha Gjini.

Sipas tij Kurti duhet të shkojë në shtëpi dhe të shpëtoj vendin nga një situatë që ka marrë një kahje absurde.

“Amerikanët ia kanë dhënë penallti Kurtit dhe Kosovës në veri, i kanë thënë shqiptarëve që ju e keni mandatin, e keni legalitetin por nuk mund të qeverisni sepse nuk e keni legjitimitetin”, tha Gjini.

“Kur ti nisesh dhe shkon i merr objektet e komunës që janë objekte të përfaqësimit politik me polici speciale nuk ka kush në botë që mund të përkrahë”, tha Gjini.

Sipas tij as Putini kur e ka marrë Krimenë nuk ka shku pa bërë zgjedhje apo referendum. Çështja e legjitimitetit është çështje që nuk preket dhe këtë ia kanë bërë me dije Kurtit edhe ndërkombëtarët.

“Nuk mund të qeverisësh vetëm me një mandat legal, sepse të duhet legjitimitet”, tha Gjini. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.