
Të dielën mbrëma në emisionin Kampionët në Kanal10, është diskutuar për gjendjen e mjerushme që po kalon skuadra e Vëllaznimit.
Në emision u inkuadrua invesitori, Ado Ferati i cili është i gatshëm të blej klubin, por me një kerkëse që “Stadiumi i Qytetit” ti ipet në shfrytëzim për një periudh prej 45 viteve.
Një gjë të tillë e ka kundërshtuar të hënën kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Gjini ka deklaruar se Vëllaznimi do ta përdorë këtë stadiumi, mirëpo stadiumi mbetet i qytetit.
“Stadiumi është i qytetit dhe është për klubet dhe tifozët. Nuk i ipet individit kushdoqoftë ai, pasi që është pronësi publike. Vëllaznimi do ta shfrytëzojë përherë dhe klubet do ta përdorin gjithmonë”, tha Gjini për Kanal10.