
Shkruar nga: Albina Kastrati
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora asnjëherë nuk ka nguruar të tregoj se sa është krenare me prejardhjen e saj, raporton Gazeta10.
Me vizita të shpeshta si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri, ajo ka ofruar edhe koncerte falas për fansat e saj shqiptarë.
Edhe këtë herë u rikthye në Shqipëri për të mbajtur prap koncert falas në Tiranë, me 6 shtator, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.
Krah Ritës performuan edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Ronela Hajati dhe Kida, ku krijuan një atmosferë argëtuese për publikun.
Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ajo mori pjesë në aktiviktete të ndryshme si pjesë e UNICEF-it, si dhe u nderua me mirënjohjen nga presidenti suhqiptar, Bajram Begaj, ku u shpreh falenderuese për këtë mundësi të dhënë edhe në rrjetet e saj sociale.

“Ka disa gjëra në jetë që nuk i harroni kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre. Sot ka qenë një ditë joreale. Unë pata nderin e madh që më dha Urdhrin Naim Frashëri nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Kjo është diçka që u jepet shqiptarëve dhe qytetarëve të huaj për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme në shkencë, art dhe kulturë. Faleminderit shumë nga zemra.”, tha Rita në Instagram.

Në koncert morën pjesë mijëra njerëz, ku shumë prej tyre ishin edhe të famshëm që e treguan edhe në rrjete sociale për atmosferën e mirë të krijuar.
Artistja e njohur e vizitoi Shqipërinë edhe para 4 viteve, ku në qershor të 2018 mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”./Gazeta10.