Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjoshi, PDK: Me 600 mijë euro të Martin Berishajt do të mbuloheshin shtesat për ¼ e mësimdhënësve

Gazeta10
15 September 2022 - 10:16

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka kritikuar përsëri qeverinë Kurti dhe Presidenten Osmani për mbrojtjen e ambasadorit Martin Berishaj, raporton Gazeta10.

Në një postim në Facebook, Gjoshi ka bërë një krahasim duke thënë se me 600 mijë euro të keqpërdorura nga Martin Berishaj do të mbuloheshin shtesat për një të katërtën e mësimdhënësve.

“Veç me 600,000€ e mikut personal të Albin Kurtit, Martin Berishës, ishin kryer shtesat për 6,000 mësues, pra gati 1/4 e tyre. A po e shihni pse e mbrojnë Martinin, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe e gjithë Vetëvendosja? A po e shihni se çfarë vlere ka ambasadori i tyre?”, ka shkruar ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.