
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit serb për sulm ndaj KFOR-it në veri me 26 maj të këtij viti, Millun Milenkovic-Llune.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën10, zëdhënësja për informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi e cila tha se është vendosur masa për ndalim për 1 muaj.
Milenkovic është arrestuar dje nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi terrorist” që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve në dhjetor të vitit të kaluar.
Ai dyshohet edhe për disa vepra tjera penale që përfshijnë organizimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it./Gazeta10