
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë për të pandehurin E.B, si shkak i veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile, raporton Gazeta10.
Gjykata këtë vendim e morri pasi që duke marrë parasysh “peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ekziston rreziku i ikjes së të dyshuarit.”.
I pandehuri E.B dyshohet se gjatë periudhës kohore 1998-1999 në Komunën e Istogut, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me personat ende të paidentifikuar, në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Gjurakovc, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre./Gazeta10