Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Goal.com, Dijon Kameri me origjinë nga Kosova senzacioni i RB Salzburg

Gazeta10
25 Tetor 2022 - 14:07

18-vjeçari Dijon Kameri me prejardhje nga Kosova që luan në poziten e trekuartistit tashmë po bën impakt në ekipin e pare të RB Sazlburg, madje duke luajtur disa minuta në dy ndeshje të Champions këtë sezon, raporton Goal.com.

Pavarësisht nëse janë nga Evropa, Afrika apo edhe Amerika e Jugut, Red Bull Salzburg ka një strategji mjaft të qartë kur bëhet fjalë për zhvillimin e të rinjve të talentuar: të rekrutojë lojtarë nga mesi deri në fund të adoleshencës, t’u japë atyre mundësi për t’u përmirësuar dhe për të luajtur futboll evropian, përpara dukeu  shitur për një fitim maksimal.

Erling Haaland, Patson Daka, Karim Adeyemi dhe Benjamin Sesko janë dëshmia më e mire se sa shumë talenta kanë dal nga akademia e klubit Austriak.

Dijon Kameri me prindër nga Kosova do të ishte një alternativ shumë e nevojshme edhe për Kombëtaren e Kosovës. Kameri luan për grumposhat e Austrisë. Në Austri ai llogaritet si një nga yjet e së ardhmës.

RB Salzburg sot luan kundër Chelseat në Champions dhe Dijon Kameri do të jetë pjesë e 23 lojtarëve edhe pse para ndeshjës kishte pësuar një lëndim të leht, /Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.