
Sipas raportit 24 orësh policor, ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë ku lëndime ka pësuar një këmbësor nga një i dyshuar mashkull, raporton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se i dyshuari teksa ishte duke drejtuar veturën kishte goditur viktimën nga pakujdesia i cili është dërguar për tretman mjkeësor.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti në procedurë hetimore.
“Prishtinë 06.11.2022-17:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku, duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti në procedurë hetimore.”/Gazeta10.