
Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionikn “Politiko” ka komentuar cështjen e dinarit në Kosovë.
Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se ‘nuk mund ta kundështosh Perëndimin përderisa ishin ata që shtetin tënd e ngriten në këmbë’.
Matoshi shton se do të ketë sanksione të reja ndaj Kosovës si pasojë e mos bindjes ndaj aleatëve.
“Me refuzu gjithë kohën Perëndimin që të ka ngritë në këmbë nga hiri si feniks edhe mos me marrë sanksione, sanksionet e Bashkimit Evropian janë plotësisht të drejta, sepse papërgjegjësia shtetërore duhet mu pagu, sepse rendi i ri botëror të cilin nuk e ka vendos Albin Kurti duhet të mbrohet nga dikush”, tha ai./Gazeta10