Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Goran Rakiq i kërkon KFOR-it mos ta lejojë hyrjen e kryetarit të Zveçanit në objektin komunal

Gazeta10
29 May 2023 - 8:42

Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka dalë në Zveçan ku ka biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.

Sipas raportimeve të Radio Evropa e Lirë, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.

Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.