Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grainca për rritjen e penzioneve: “Falë ndaljes së korrupsionit e praktikave të mëhershme u mundësua rritja e pensioneve”

Gazeta10
07 October 2024 - 17:40

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca ka uruar pensionistët për rritjen prej 20% të pensioneve.

Përmes një postimi në Facebook, Grainca lavdëroi punën që është bërë gjatë mandatit duke thënë se “falë ndaljes së korrupsionit e praktikave të mëhershme, tash është e mundur të ndihmohen shtresat shoqërore e të gjitha kategoritë e qytetarëve, siç përfshihet rritja e sotme e pensioneve”.

“Politikat e mira dhe mirëmenaxhimi që nga fillimi i mandatit po jep rezultate konkrete. Falë ndaljes së korrupsionit e praktikave të mëhershme, tash është e mundur të ndihmohen shtresat shoqërore e të gjitha kategoritë e qytetarëve, siç përfshihet rritja e sotme e pensioneve.
Urime të gjithë pensionistëve të Republikës së Kosovës. Shëndet e jetë të gjatë!”, shkroi ajo.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.