
Trajneri i mirënjohur kosovar, Granit Begolli në edicionin e ardhshëm do ta drejtojë skuadrën më të re të futbollit kosovar, FC Suharekën.
Begolli vjen te Suhareka pas një periudhe tjetër që kishte në Ligën e Parë me FC Feronikelin ’74, ku edhe arriti që të inkuadrojë në Superligë ekipin nga Drenasi.
Suhareka javë më parë është fuzionuar me ekipin A&N dhe këtë edicion ka për synim promovimin në elitën e futbollit kosovar.
Po ashtu, kjo skuadër ka filluar me përforcimet për sezonin e ri, ku futbollistët si Viktor Kuka, Astrit Berisha, Dardan Jashari, Burim Qorri, Antonio Marku, Leart Emini, Donart Sheqerolli dhe Rroni Gashi janë futbollistët e rinj të skuadrës therandase.