Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grenell: Kur unë u mora me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, ne patëm katër marrëveshje ekonomike

Gazeta10
14 November 2022 - 23:35

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka treguar se çfarë kishte thënë ish-presidenti amerikan, Donald Trump, para nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Washington më 4 shtator të vitit 2020, transmeton Gazeta10.

Ai ka deklaron se Trump ka thënë se duhet të fokusohet te ekonomia.

“Kur unë u mora me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë ne patëm katër marrëveshje ekonomike. E fundit ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ishte prej presidentit Donald Trump që thoshte të përqendrohemi tek ekonomia dhe të mos luftojmë politikisht gjatë gjithë kohës. Ai beson se mund të rrisni ekonominë, që të ju jepni të rinjve punë, që të përmirësoni jetën tuaj”,ka thënë Grenell në televizionin Syri./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.