
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka thënë se nesër do të fillojë viti i ri shkollor, raporton Gazeta10.
“Janë bërë të gjitha përgaditjet e duhura për fillimin vitit të ri shkollor. Është bërë shpërndarja e tekseve shkollore”, tha Nagavci.
Sipas ministres, tekstet e klasës së pestë nuk janë akoma të gatshme dhe nga nesër do të lansohet Abetarja e parë e përbashkët me Shqipërinë.
“Tekstet e klasës së pestë nuk janë akoma të gatshme. Nesër lansohet Abetarja e parë e përbashkët me Shqipërinë, raporton ajo.
Ajo shtoi se greva nuk është duke u mbajtur dhe në shumicën e institucioneve është duke u zhvilluar aktiviteti i punës.
“Greva nuk është duke u mbajtur në shumicë të institucioneve është duke u zhvilluar aktiviteti i punës. Pres dhe kërkojë që të mos ketë grevë në sektorin e arsimit sidomos në qerdhe”, tha ministrja.
Me datën 1 shtator fillon viti i ri shkollor për 2022-2023./Gazeta10