
Gazetari serb, Branislav Kërstiq, ka deklaruar se gruaja e kryeministrit Albin Kurti, shumë shpesh është në Beograd.
“Ne e dijmë që gruaja e zotri Kurtit, shumë shpesh është në Beograd dhe unë besoj që askush në Beograd nuk e ka idenë me ba reciprocitet”, tha Kërstiq, duke iu referuar ndalimit të djalit të presidentit serb nga policia e Kosovës.
Tutje Kërstiq duke komentuar vizitën e Kurtit në veri tha se jemi duke ndërtuar shtet policor.
“Ajo që ka ndodhur në Graçanica jam shumë i kënaqur pasi që nuk ka ndodhur asnjë incident serioz dhe heqja e një maice nuk është asgjë speciale”, tha Kërstiq.