Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gruda akuzon ministren Haxhiu se i bëri presion prokurorisë për heqjen e akuzës ndaj saj

Gazeta10
10 February 2023 - 16:58

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës se ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar nga prokurori që të heq dorë nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës sa ishte në opozitë.

Gruda ka thënë se një deklaratë e tillë është ndërhyrje direkte në punën e organeve të drejtësisë.

“Ministrja që premton reforma, shfaqet në sallën e gjykatës si e akuzuar dhe bën presion mbi prokurorinë! Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i paska bërë thirrje sot prokurorit të çështjes që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj për hedhjen të gazit lotsjellës në Kuvend. Kjo thirrje mund të dëgjohet vetëm në vende me regjime totalitare, e assesi në një vend me aspirata për integrim evropian. Zonja Haxhiu nuk duhet të harroj se përveç e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndërhyrje drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës. Nga pikëpamja profesionale, këtë gjë është absurd ta bëjë edhe një person laik në drejtësi e lëre më një ministre e Drejtësisë!”, ka shkruar Gruda në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.