Gazeta10

Guardiola: City nuk më ka gënjyer, nuk do të lëvizë nga kjo ulëse

Këtë muaj u bë e ditur se Premier Liga ka bërë 100 akuza ndaj Manchester Cityt për shkelje të rregullave financiare.

Manchester City momentalisht është tema më e përfolur e futbollit anglez, ku me akuzat që ka përballë, mund të ketë sanksione tejet të rënda.

Kampioni anglez mund të përballet me përjashtim nga liga, heqje të pikëve dhe titujve, si dhe përjashtim nga të gjitha garat evropiane.

Këto sanksione kanë bërë që të përhapen spekulime të shumta për të ardhmen e Pep Guardiolas në krye të Cityt, ku sugjerohet largimi i spanjollit nga skuadra angleze.

Por, Guardiola ka reguar tani për situatën aktuale të Cityt, ku ndër të tjera tha se nuk do të lëvizë nga posti i trajnerit dhe se e dëshiron më shumë se kurrë qëndrimin në “Etihad”.

“Nuk do të lëvizë nga kjo ulëse, unë dua të qëndrojë te Manchester City më shumë se kurrë më parë, jam i sigurt. Manchester City nuk më ka gënjyer mua. Shikoni se çfarë ndodhi me UEFA-n, ne nuk kemi bërë asgjë gabim. Pse nuk duhet t’iu besoj njerëzve të mi?”, tha Guardiola.

“Këto 19 skuadrat e Premier Ligës kanë krijuar një precedent. Çfarë na kanë bërë ata (klubet rivale të PL) për ne, kini kujdes me këtë. Shumë klube mund të bëjnë sugjerime dhe ka shumë klube që mund të akuzohen, siç jemi akuzuar ne. Jam i bindur se jemi të pafajshëm, dhe çfarë do të ndodhë pastaj? Ne do të ndalemi tani? Që prej se Abu Dhabi morri klubin nën pronësi, gjithmonë ka qenë kështu.Mes 19 skuadrave të Premier Ligës dhe fjalës së njerëzve të mi, unë mbështetem në fjalët e njerëzve të mi te City. Man City tregoi se ne jemi plotësisht të pafajshëm me rastin e UEFA-s. Pse nuk duhet të mendoj tani kur nuk ka një blerje?”, shtoi më tej Guardiola

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur