
Raporti: Arbresha Berisha
Lirim nga akuza dhe kërkim-falje nga prokuroria e Speciales kanë kërkuar ish-krerët eOVL – UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Para panelit të Apelit, Haradinaj ka thënë se përgjatë gjithë procesit të gjykimit ka pasur tendenca nga ZPS-ja që t’i bëjë bisht të vërtetës “duke u munduar që t’i fshehë gabimet e veta”. Mirëpo, prokurori i specializuar në detyrë ka thënë se Gucati e Haradinaj janë dënuar pas një procesi gjyqësor të drejtë.
Ish-krerët e OVL – UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë kërkuar të premten nga paneli i Apelit në Dhomat e Speicalizuara të Kosovës në Hagë që të lirohen nga akuzat, e të zbardhet rasti i rrjedhjes së dokumenteve.
Gucati ka thënë se me veprimet e tyre nuk e kanë shkelur ligjin derisa është shprehur se drejtuesit e organizatës nuk kanë asnjë faj për rrjedhjen e dokumenteve që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konsideruar si konfidenciale.
Ndërsa, Nasim Haradinaj ka thënë se përgjatë gjithë procesit të gjykimit ka pasur tendenca nga ZPS-ja që t’i bëjë bisht të vërtetës “duke u munduar që t’i fshehë gabimet e veta”.
Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj ka drejtuar kritika, për siç ka thënë ai, punë joprofesionale të prokurorisë si dhe për njëanshmëri të trupit gjykues.
Mirëpo, prokurori i Specializuar në detyre, Alex Ëhiting ka kërkuar nga paneli i Apelit që të lë në fuqi dënimet e shqiptuara nga trupi gjykues.
“Për arsyet që ne i kemi përfshirë në parashtrimin tonë ju besoj që mund të dilni në arsyetimin që vendimmarrja e marrë në këtë çështje është në përputhje të plotë me vendimmarrjen në çështje të tjera, megjithatë mendoj që ju lejohet juve të nderuar gjykatës dhe turpit gjykues që të mendoni që mbase vendimi duhet të jetë paksa më ndryshe dhe ndoshta këto lloj çështjesh duhet të kenë vendime më të rënda sepse çështjet e pengimit të drejtësisë ndodhin dhe një ndër qëllimet e vendimmarrjes ose gjykatave të tilla është që të ndërpritet një sjellje e tillë në të ardhmen”
Ndërsa nga trupi i Apelit, për këtë ka folur gjykatësi Kai Ambos i cili ka thënë se duhet të marrin parasysh praktikën e dënimit për çështje të ngjashme në Kosovë.
“Nuk mund t’i vendosim në të njëjtin vend të gjithë tribunalet ndërkombëtar, duhet të zbatojmë ligjin e Kosovës kështu që nëse duhet ta marrim seriozisht këtë gjë do të duhet të shikojmë praktikën e dënimit për çështje të ngjashme në Kosove”
Të enjten, avokatët mbrojtës së Gucatit e Haradinajt kanë kërkuar që të ulet ose të anulohet vendimi për dënimin e tyre me 4 vjet e gjysmë, pasi kanë thënë se nuk ka prova që ka persona të dëmtuar nga deklarimet e të akuzuarve. / Kanal10