
Pas lajmit që veterani i luftës, Xhevdet Qerimi në POLITIKO ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’i mundësohet vendosja e protezës, pasi po i sjell komplikime serioze shëndetësore, një lidhje direkte në studio ka bërë kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati duke i thënë atij se ai është modest por ministria duhet me të dërgu jashtë vendit.
Ai ka thënë se s’duhet me qenë modest por duhet me kërku që ministria me dërgu jashtë vendit.
“Mos u bë modest se nuk kemi nevojë, se e di se sa vuan nga plaga, sepse edhe vetë kam probleme me plagën e luftës dhe se kam bërë shumë operacione”, tha ai duke shtuar se Qevria e ka obligim me i dërgu veteranët për shërim.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10