
Me nënshkrimin e Harry Kane nga Bayern Munchen, të gjithë po prisnin që sulmuesi anglez të ‘bombardonte’ Bundesligan, duke mos pasur asnjë kundërshtar para vetes.
Mirëpo, kush kishte menduar ashtu është vërtetuar se e kishte gabim, pasi Serhou Guirassy është emri që po flitet më së shumti këto momente në Gjermani.
27-vjeçari, i cili është pjesë e Stuttgartit, këtë fundjavë shënoi tregolësh, i cili i dhuroi fitoren klubit të tij duke arritur të pozicionihet i pari në tabelë.
Tre golat e shënuar ndaj Wolfsburg bën që sulmuesi që përfaqëson Guinean të thyejë rekord, duke u bërë i pari që shënon 13 gola në shtatë ndeshjet e para të elitës së futbollit gjerman.
Gjithashtu, vlen të cekët se sulmuesi i Stuttgartit është i vetmi në top pesë ligat evropiane që ka numër të dyfishtë të golave të shënuar, duke lënë pas emra si Erling Haaland, Kylian Mbappe e Robert Lewandowski.
Guirassy është pjesë e Stuttgartit që nga 1 shtatori i vitit të kaluar, mirëpo aventurë në ligën gjermane pati edhe në vitet 2016-2019 kur ishte pjesë e FC Koln.
Para se të rikthehet në Gjermani, sulmuesi karrierë bëri edhe tek Rennes, aty ku në 65 ndeshje arriti të shënojë 19 gola.
Fillet e karrierës së tij, Serhou i pati në Motargis, Amilly dhe Laval, gjersa hapin e madh në karrierë e bënte kur i bashkohej skuadrës së Lille.
Në total në rrugëtimin e tij deri më tani, sulmuesi ka shënuar 111 gola në 288 paraqitje.