Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gurthemele e prerje shiritash në Podujevë

Gazeta10
08 September 2022 - 18:59

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Janë vënë gurthemelet e një shkollë në fshatin Llugë të Podujevës. Derisa, janë prerë shiritat edhe në objekt tjetër shkollor, si dhe në një sallë sportive të kësaj komune. Duke u zotuar për investime dhe përmirësim të kushteve në arsim, kryeministri i vendit, Albin Kurti, sërish ka kërkuar ndërprerjen e grevës dhe fillimin e procesit mësimor, shkruan Kanal10.

Pas më shumë se një viti e gjysmë në qeverisje, kryeministri Albin Kurti, ka hedhur gurin e parë themeltar për ndërtimin e një objekti shkollor.

I shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kreu i ekzekutivit ka thënë se objekti i shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë, do të ketë infrastrukturë bashkëkohore.

Gjithashtu, gjatë së enjtes, Kurti ka marr pjesë edhe në përurimin e shkollës së re në Batllavë të Podujevës, por në të cilën nxënësit edhe për një kohë nuk mund të vijojnë procesin mësimor për shkak të grevës.

Ai sërish ka kërkuar nga mësimdhënësit që t’i kthehen punës.

Thirrje për ndërprerjen e grevës dhe fillimin e mësimit, ka bërë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sa u përket investimeve të reja, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se po punojnë për të përmirësuar kushtet në arsim.

Gjithashtu, gjatë së enjtes, është përuruar edhe salla e Edukatës Fizike në Batllavë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.