
Robert Lewandowski është duke kaluar sezonet e tij të fundit si futbollist profesionist.
36-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe me shumë gjasë kjo kontratë nuk do të rinovohet.
Barcelona ka filluar të kërkojë tashmë një qendërsulmues si pasues të sulmuesit polak.
Njëri nga emrat që pëlqehet shumë nga kryesia e klubit katalan është suedezi Viktor Gyokeres.
26-vjeçari po kalon në formë të jashtëzakonshme tash e dy sezone me Sportingun e Lisbonës, ku është njëri nga golashënuesit më të mirë në Evropë.
Klauzola e largimit të Gyokeres nga Sportingu është 100 milionë euro dhe kjo paraqet një problem shumë të madh për Barcelonën, duke marrë parasysh gjendjen financiare të klubit.
Në pesë ndeshje këtë edicion në kampionatin portugez, 26-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me një asist.