Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar koalicionet e mundshme që mund të ndodhin mes partive politike në zgjedhjet e shkurtit.
Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i kalojë “vijat e kuqe” vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, ai ka theksuar se këtë vlerësim e jep vetëm në mënyrë hipotetike, ngaqë siç tha ai, VV nuk do të ketë nevojë për koalicione.
“Në situatën hipotetike, unë konsideroj që e vetmja vijë e verdhë që mund të ndodhë dhe e cila nuk është e kuqe mund të ndodhë mes PDK-së dhe VV-së”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/