Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Habit Stresi me deklaratën e tij, kjo është shuma që ai fitoj në BBVK

Gazeta10
22 May 2023 - 14:57

Reperi nga Shqipëria, Stresi u shpall fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”. I ftuar në një emision, ai ka zbuluar se sa ka fituar në total nga pjesëmarrja e tij në Big Brother.

Moderatori e kishte pyetur se çfarë po bën me paratë që ka fituar, ndërsa ai i ka dhënë përgjigjen se “përveç çmimit të madh, unë kam pasur edhe dy kontrata të tjera si imazh.

Shifra që kam fituar është dyfishuar. Eksperienca e të qenit në ‘BBVA’ ka sjellë në të gjitha rrethanat një shumë prej 240 mijë”, ka thënë Stresi në lidhje me paratë e fituara.

 Sipas deklaratës së tij, duket se reperi Stresi ka fituar 240 mijë euro nga eksperienca e tij në “Big Brother Vip Kosova”, duke përfshirë çmimin si fitues i edicionit dhe të ardhurat nga dy kontratat si imazh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.